Clinton dhe Ashton takohen me krerët Serb, kërkojnë normalizim raportesh


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton ka mbështetur sot në Beograd procesin e integrimit everopian të vendeve të rajonit dhe njëkohësisht ka përkrahur dialogun Beograd -Prishtinë, duke theksuar se kjo gjë nuk nënkupton se Serbia duhet ta njohë pavaresinë e Kosovës.

“Nuk kemi ardhur këtu që të paraqesim kushte apo të ushtrojmë kontroll”, ka thënë Clinton, duke shtuar se e ardhmja e Serbisë gjendet brenda vetë këtij shteti.
Ajo i bëri këto komnete pas takimit me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq dhe kryeministrin serb, Ivica Daçiç, në të cilin mori pjesë edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, baronesha Catherine Ashton.
Clinton citohet të ketë thënë se dëshiron që ta shohë jetësimin e të gjitha aspiratave të Serbisë dhe të gjitha vendeve të rajonit, në rrugën e tyre drejt BE -së dhe NATO-s.
“Shtetet e Bashkaura apleojnë tek të gjitha palët që t’i zabtojnë marrëveshjet e arritura, t’i aplikojnë masat konkrete për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shtuar më tutje Clinton.
Ajo ka përshendetur ngritjen e bisedimeve në nivel politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke e cilësuar si një mundësi për vazhdimin e dialogut për çëshjte thelbësore.
Ngjashem është deklaruar edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Cahterine Ashton.
“Jemi marrë vesh që ta vazhdojmë dialogun dhe kemi planifikuar që së shpejti të takohemi sërish. Është jetike që të dyja palët në plotëni t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet”, ka thënë Ashton.
Pas takimit, edhe kryeminsitri serb, Ivica Daçiç ka thënë se Serbia angazhohet që të gjitha çëshjet e hapura me Kosovën t’i zgjidhë përmes rrugës paqësore. Ai shtoi se pret që dialogu me Prishtinën të vazhdojë në muajin nëntor.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.