ACR i heq dietën e qumështit minatorëve, asnjë reagim


Firma ACR i ka hequr të drejtën minatorëve të Bulqizës për të përfituar pagesën e qumështit, si produkt i cili përfshihet në pagesën e tyre, pasi përdoret pas daljes nga nëntoka. 

Minatorët e s’kanë reaguar fare për këtë të drejtë që u takon, nga frika se mos i heqin nga puna. Mësohet se prej një muaji 700 minatorë nuk marrin dieta për të përfituar produktin e qumështit nga firma ACR, e cila përkundrejt kësaj situate, nuk ka dhënë asnjë shpjegim për heqjen e pagesës.

Firma ACR vazhdon t’i trajtojë më papërgjegjshmëri minatorët, të cilët pranojnë çdo lloj kushti vetëm që të jenë në impakt me punën.

Minatorët të frikësuar shprehen se më mirë të mos marrin dietat për qumështin se sa të largohen nga puna.

Përdorimi i qumështit është jetik për shëndetin e atyre që punojnë nëntokë, pas gazrave dhe pluhurave të dëmshëm që thithin në galeri. Ndërkohë që pas kësaj situate, shumë minatorë i shmangen mediave, nga frika se firma ACR mund t’i shkarkojë nga puna. Një reagim i tillë, sipas tyre vjen edhe pas protestave e grevës që ata zhvilluan ndaj firmës pak kohë më parë, por që nuk pati asnjë zgjidhje konkrete.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.