Betohen para Kuvendit 6 anëtarët dhe kryetarja e re e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Një javë më parë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi vetëm me votat e mazhoranës zonjën Lefteri Lleshi si kryetare të re të institucionit më të lartë të administrimit të zgjedhjeve në 2013.
Po ashtu Kuvendi miratoi edhe përbërjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të propozuar nga partitë politike ku si përfaqësues të Partisë Demokratike do të jenë Hysen Osmanaj dhe Vera Shtjefni, të PS Albana Shtylla dhe Denar Biba, të LSI-së Ilirjan Muho dhe të PBDNJ-it Jani Jani.
0 commenti:
Posta un commento