I pëlqen femrat që u shkon ngjyra e kuqe dhe kështu ka vendosur që t’u kushtojë një këngë. Duke mos menduar se ky projekt do të bëhet megahit brenda pak ditëve, Adriani për këtë këngë ka punuar më shumë se 10 muaj. Dyshimet e para çuan tek Luana, ajo vajza shtatlartë me flokë të kuqe dhe që vishej me fustane seksi po ashtu ngjyrë të kuqe dhe si duket nuk gabuam! Raportet e tij me prezantuesen Vjollca kanë ngelur ende të padefinuara, saqë thotë se jeta e tij private do të tregojë të vërtetën brenda një kohe të shkurtër…
Sa kohë ka që je duke punuar hitin e fundit?
Ka 10 muaj që kam punuar vetëm për këtë këngë, në shumë momente e ndjeva veten si i çmendur duke punuar ditë e natë vetëm për një gjë. Por nuk u dorëzova deri sa e arrita qëllimin tim, të nxjerr maksimumin e këngës.
E ke menduar që në fillim se kjo këngë do të shkundë skenën shqiptare?
Të them të drejtën jo aspak, e kam ditur që do të pëlqehet por jo kaq shumë, saqë brenda 24 orëve të bëhet hiti më i madh duke i thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë për kaq kohë të shkurtër dhe të këndohet çdokund.
I dedikohet dikujt kjo këngë?
E keni fjalën për tekstin?
Po.
Derisa ishim në studio me Bujarin dhe diskutonim për temën e këngës, i thashë se dua të bëj diçka ndryshe. Nuk desha të kem tekst i cili do t’u ngjajë të tjerëve. I thashë Bujarit se i kam fiksim dhe shumë më pëlqejnë femrat të cilave u ngjan ngjyra e kuqe. Përgjigjja e tij ishte, Adrian e gjete temën dhe kështu ndodhi. Temën e zgjodhëm dhe besoj i pëlqen edhe publikut.
Po pra, cila është ajo vajza së cilës i ngjan shumë ngjyra e kuqe, është shkruar shumë, por mos e ke marrë inspirimin nga Luana?
Inspirim i bukur, hë? (Qesh).
Po me jetën tënde ka kohë që merren mediat, çfarë po ndodh me Luanën?
Për këtë temë do të flasim me kalimin e kohës…
BLERAND REXHEPI
Share
& Comment
Tweet