Arrestohet serbi që dogji Kur’anin


Është arrestuar Predrag Qosoviç, serbi i cili para disa ditësh në rrjetin social FaceBook postoi foton e tij në të cilën shihet se si me një shkrepëse e ndez librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin.
Siç raporton “Almakos”, vetëm një ditë pasi u bënë publike pamjet që ngjallen reagime të shumta te besimtarët mysliman Prokuroria Speciale për Krimin Kibernetik, në bashkëpunim me departamentin e Rendit Publik dhe Paqes, e ka lokalizuar dhe më pas e ka arrestuar huliganin serb.
Ai është arrestuar nën akuzën e nxitjes së urrejtjes ndërfetare, kombëtare, kulturore dhe jo tolerancës.
Në bazë të ligjeve në fuqi në Serbi, Qosoviç rrezikon të dënohet nga 1 deri në 8 vjet burg.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.