Clinton në Tiranë, ngrihet brenda natës busti i Wilson

Vizita e sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton në Tiranë ka vënë në lëvizje qeverisë, e cila brenda natës pritet të ngrejë bustin e ish-presidentit të SHBA-së, Thomas Woodrow Wilson në sheshin “Wilson”, tek rrethrrotullimi i Tiranës së Re.

Është dashur vizita e kryediplomates, që busti i Wilson i cili kishte 3 vite që ishte ndërtuar dhe ishte lënë në harresë, të dalë në dritë vetëm gjatë pasdites së sotme.

Busti i skulptorit Gentian Tabaku është fituar në konkursin e 3 viteve më parë të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Gjatë paradites së sotme nuk kishte asnjë shenjë treguese të ndërtimit të këtij busti, ndërkohë që pasdite disa punëtorë janë mobilizuar për ngritjen e tij.

Punëtorët brenda një kohe të shkurtër kanë hequr koshat e mbeturinave dhe kanë ngritur skelat. Janë bërë të gjitha përgatitjet, madje është vendosur piedestali dhe emri i ish-presidentit amerikan. Busti ende nuk është vendosur por pritet që brenda natës të përfundojë çdo detaj, mes të cilëve nuk ka munguar dhe vendosja e disa luleve.

Në sheshin “Wilson” ku po kryhen punimet për ndërtimin e bustin brenda natës janë të pranishëm edhe disa forca policie.

Kryediplomatja amerikane Hillary Clinton pritet të vizitojë Tiranën ditën e nesërme, ndërsa për sigurinë e saj janë marrë një sërë masa nga policia e kryeqytetit, e cila njoftoi sot edhe bllokimin e disa rrugëve.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.