Ishte larguar dy ditë më parë nga shtëpia, gjendet e mbytur në lumin Osum 51 vjeçarja, banore e Poliçanit. Ballkëze Tare, u gjet e mbytur në afërsi të fshatit Mbrakull, ndërkohë që familjarët deklaruan se dy ditë më parë ajo ishte nisur nga fshati Valë i rrethit të Skraparit drejt banesës së saj në qytetin e Poliçanit.
Policia bën me dije se kanë qenë banorët e fshatit Mbrakull ata të cilët gjetën trupin e pajetë të gruas, nënë e tre fëmijëve dhe menjëherë njoftuan uniformat blu në Berat.
Nga hetimet e para të policisë dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale pasi gruaja ka udhëtuar në një kohë me rebesh dhe shi duke përshkuar një urë të shkatërruar në këtë zonë.
Ndërkaq vazhdojnë hetimet nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të rastit.
Share
& Comment
Tweet