Qiramarrësit duhet të lirojnë shtëpitë e tyre në datën 1 nëntor .Vendimi tashmë ka marrë edhe vulën e Gjykatës Kushtetuese e cila ka shfuqizuar kërkesën e e shoqatës së qiramarrësve. Menjëherë pas shpalljes së këtij vendimi ka reaguar edhe ministri i Punëve Publike dhe Transporteve ,Sokol Olldashi, i cili deklaroi se akti do të zbatohet me përpikmëri pasi do të zgjidhë një padrejtësi 68 vjecare të bërë ndaj ish pronarëve.
Shoqata e qiramarrësve përmes avokates së tyre Luljeta Petani i pati kërkuar Gjykatës Kushtetuese shpalljen antikushtetuese të aktit normativ të nxjerrë nga qeveria shqiptare. Sipas tyre ky akt është antikushtetues në formë dhe përmbajtje madje ata e konsiderojnë aktin për lirimin e shtëpive të ish pronarëve edhe si diskriminuese.
Ndërkaq vendimi i arsyetuar Kushtetuese do të bëhet publik në një kohë sa më optimale. Sipas aktit normativ të miratuar nga Parlamenti vendimi pritet të hyjë në fuqi me 1 nëntor, cfarë do të thotë që qiramarrësit duhet tu lëshojnë menjëherë banesat ish pronarëve.
Share
& Comment
Tweet