Berisha: Pavarësi enteve rregullatore. Ndërhyrjet politike, të dëmshme


Kryeministri Berisha ka deklaruar se pavarësia e enteve rregullatore përbën kushtin më vendimtar të funksionimit të tyre.
Duke folur në konferencën “Ritheksimi i Pavarësisë së Autoritetit Rregullator të sektorit financiar”, kryeministri Berisha theksoi se ndërhyrjet e politikës janë të dëmshme për funksionimin e enteve rregullatore.
“Nëse ka ndërhyje të dëmshme është e politikës, sa herë  i ka marrë përsipër i ka përkeqësuar dhe më shumë. E rëndësishme të mbahet parasysh dhe ky mësim është kusht për të garantuar konkurrencën e lirë në këto tregje delikate të ndjeshme, por jetike për një shoqëri të lirë”- tha Berisha.
Sipas tij, në një hark kohor të shkurtër autoriteti i këtyre tregjeve ia ka dalë të veprojë aktivisht në interesin më të mirë të konsumatorëve dhe tregjeve të tilla, ia ka dalë të ndikojë në zhvillimin e tyre si kusht jashtëzakonisht i rëndësishëm i zhvillimit të tregut.
Kryeministri Berisha kërkoi gjithashtu edhe një punë intensive për edukimin financiar të qytetarëve. Sipas kryeministrit edukimi financiar do të ketë një ndikim të fuqishëm në treg.
“Duhet të pranojmë se në Shqipëri zhvillimi i tregut financiar jo bankar është i lidhur ngushtë me edukimin e qytetarëve për domodoshmërinë e aksesit të tyre në këtë treg. Nuk duhet të harrojmë një tipar që duhet të shkëputemi dhe kjo është  indiferenca e shqiptarëve ndaj rrezikut  dhe kjo është jo e favorshme.  Duhet një punë intensive për edukimin e qytetarëve mbi përshtatjen e një qëndrimi të ri, të sigurimit të veprimtarisë dhe pasurisë së tyre, të sigurimeve në tërësi” tha ai.
“Një ndikim të fuqishëm në treg do të mund të arrijmë për edukimin financiar, për kulturën finaciare dhe atë të sigurimve në shqërinë shqiptare. Nuk ka mëndyshje që pavarësia e enteve rregullatore përbën kushtin më vendimtar të funskionimit të tyre dhe të përmbushjes së misionit” shtoi Berisha.
Nga ana e tij Ambasadori i BE-së Ettore Sequi ka deklaruar se pavarësia e autoritetit rregullator financiar është me rëndësishme për stabilitetin ekonomik të vendit.
Sipas ambasadorit në procesin e zgjerimit të BE-së  është e rëndësishme garancia financiare dhe për këtë duhen edhe standarte.
Ai ka theksuar gjithashtu se mbikqyrja financiare është e rëndësishme për vendet e prekura nga kriza ekonomike.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.