Sot në mbrëmje do të rikthehet përsëri supersfida mes Chelseat dhe Manchester United por tashmë për kupën e anglisë. Londinezët që u mundën në fundjavë nga djajt britanikë mes shumë polemikash ku skuadra e Chelseat u ndëshkua nga arbitri i ndeshjes që i dha fitoren Manchesterit duke lënë blutë e Londrës me 9 lojtarë. Kjo sfidë shumë e rëndësishme në kupën e anglisë do të jetë si një hakmarrje për të besuarit e Di Mateos i cili tashmë kerkon fitoren ndaj djemve te Ferguson.
Në këtë supersfidë Chelsea mendohet se do të luajë me formacionin 4-3-3. Tekniku Italian do të hedhë nga minuta e pare ne fushën e lojës këtë formacion: Në portë Ternbull, në Mbrojtje, Ferreira, Luiz, Kehill dhe Azpilikueta, në mesfushë Bertrand, Mata, Romeu, ndërsa në sulm Sterrixh do të mbeshtetet nga Moses dhe Marin.
Në kampin tjetër Ferguson do të pergjigjet me formacionin 4-4-2.
Në portë do të luajë Lindegard, në mbrojtje Bytner, Uotën, Kin, dhe Vermijl. Në mesfushë Anderson, Fletçer, Kleverlei dhe Nani ndërsa në vijën e parë të sulmit do të luajë dyshja sulmuese Hernadez dhe Runi.
Kjo sfidë mes këtyre dy ekipeve më të mirë në Angli vjen e dyta radhazi pasi në fundjave një përballje e tille për Premier ligen angleze perfundoi me fitoren e djajve britanik me rezultatin 2-3 ne Stemford Bridxhe.
Share
& Comment
Tweet