Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me debatin më të ri mes PS-PD lidhur me festimet e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Në një reagim në rrjetin social twitter, Rama ndonëse mohon ekzistencën e një mosmarrëveshjeve mes kampit blu dhe atij rozë, ai sërish i ka qëdruar deklaratave të një ditë më parë në mbledhjen e grupit, ku PS me 28 tetor do tu bashkohet festimeve në qytetin e Vlorës.
“S`kemi mosmarreveshje ne per festen e pavaresise dhe as kemi me ke merremi vesh: Pavaresia eshte shpallur ne Vlore ne 28 nentor dhe pike! Ne 28 nentor ne do jemi ne Vlore dhe do festojme me kedo qe do jete ne Vlore! Te tjerat jane dokrra hini sic i quante At Gjergj Fishta” shkruan Rama.
Sipas Ramës 100 vjetet e pavaresise duhet t`i festonte edhe cdo qytet shqiptar,jo vetem Tirana, po kurre per te eklipsuar Vloren apo cenuar festen atje.
Ndërkaq të martën Kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij në Komitetin për 100 vjetorin deklaroi se rivaliteti mes Vlorës dhe Tiranës nuk ekziston, pasi kremtimet e 100 vjetorit do të kryhen si në Vlorë dhe në kryeqytet.
Share
& Comment
Tweet