Greqia, në pritje të këstit të tretë të ndihmës


Greqia  do të kalojë sot një ditë të vështirë. Pas lajmit se  Athina ka arritur marrëveshjen me Trojkën mbi masat e reja të kursimit, çka i hap rrugë këstit të tretë të ndihmës për shtetin Helen tani gjithçka mbetet në dorën e parlamentit.
“Nëse parlamenti do të miratojë marëveshjen dhe buxhetin, Greqia do të qëndrojë në zonën euro dhe do të dalë nga kriza”-  deklaroi kryeministri  grek Antonis Samaras ndërsa reagime të shumta ka pasur nga dy liderët e tjerë të koalicionit qeverisës.
Shtyrja e votimit i jep më shumë kohë kryeministrit të arrijë konsensusin mes anëtarëve të koalicionit të cilët pavarësisht marrëveshjes politike mes tyre, nuk kanë përkrahur kushtet e vendosura nga kreditorët ndërkombëtarë.
Samaras ka paralajmëruar se Greqia do të falimentojë në nëntor nëse nuk do të marrë huanë e rradhës nga FMN, BE e BQE. Ministri i financave do të  depozitojë sot në parlament planin e masave dhe buxhetin  e ri, dhe nëse  do të miratohet kjo do të jetë një fitore e madhe për shtetin Helen  në një kohë kur eurogrupi do të mbajë një telekofererencë.
Buxheti i ri shtetëror planifikon edhe 13,5 miliardë euro shkurtime të mëtejshme edhe pas lehtësimit të kushteve. Detajet e buxhetit të vitit të ardhshëm të Greqisë janë ende të mjegurllta, por pritet që vendi të nxjerrë për privatizim pothuajse të gjithë asetet shtetërore që ende nuk janë privatizuar .

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.