Kreu i shtetit Bujar Nishani do të takohet sot me Kryetaren e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Lefteri Lleshi dhe anëtarët e rinj të këtij institucioni.
Takimi do të zhvillohet në orën 11:00 në Presidencë ndërsa pritet që në fokus të bisedimeve të jenë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ky është takimi i parë që kreu i shtetit zhvillon me kryetaren dhe anëtarët e rinj të KQZ-së që pas marrjes zyrtarisht të detyrës nga këta të fundit.
Dy ditë më parë, kryetarja e KQZ-së Lefteri Lleshi u takua edhe me ambasadorin e OSBE-së Eugen Wollfarth i cili theksoi se është me rëndësi një bashkëpunim i mirë teknik me KQZ-në.
Ambasadori Wollfarth shprehu bindjen se me ndihmën dhe mbështetjen e OSBE/ODIHR, edhe në ofrimin e eksperiencës lidhur me elementë teknikë të zgjedhjeve siç është votimi elektronik, do të bëhet e mundur përgatitja e duhur për realizimin e zgjedhjeve në një frymë të përgjithshme bashkëpunimi dhe konsensusi.
Share
& Comment
Tweet