Rreth 159 qendra votimi në të gjithë vendin do të çelen nesër për të nisur votimin për zgjedhjen e antarësisë së LSI-së ku në garë janë kryetari aktual Ilir Meta dhe Luan Rama.
Sekretari për çështjet zgjedhore në LSI, Ylli Manjani në një konferencë për shtyp ka paraqitur edhe fletët e votimit si dhe procedurat që do të ndiqen gjatë votimit
"Në çdo qark është ngritur dhe funksionon një komision zonal i cili do të monitorojë procesin e votimit ku do të zhvillohen edhe qendrat e votimit. Është shpërndarë e gjithë baza zgjedhore dhe është gati për të nisur votimet. Votimet do të zgjasin deri në orën 17:00 dhe numërimi i votova do të zhvillohen në komisionin e qarkut ku janë ngritur grupet e numërimit” sqaroi Manjani.
Gjithashtu Manjani njoftoi edhe mbledhjen e konventës kombëtare të LSI-së ku do të paraqitet edhe votimi elektronik.
“Javën e ardhshme më datën 28 tetor do mbledhim Konventën Kombëtare dhe do të ekspozojmë votimin dhe numërimin elektronik që do të jetë një model për organizmin e zgjedhjeve në Shqipëri” përfundoi Manjani.
Ilir Meta dhe Luan Rama janë kandidatët zyrtarë për marrjen e drejtimit të LSI-së, votimi për të cilin do të zhvillohet nesër.
Share
& Comment
Tweet