Rita Ora nuk ngjitet ne skene pa nje shishe Jack me vete

Rita Ora do të nisë turneun e saj të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë muaj bashkë me Iggy Azalea dhe Havana Brown. Ajo gjatë një interviste ka treguar se çfarë mundohet të sjellë në skenë gjatë performancës së saj. “Kur ngjitem në skenë, unë nuk tentoj të imitoj askënd.

Unë sfus efekte nga artistët e tjerë, siç është për shembull liria e “Coldplay” në skenë. Është më shumë punë në grup sesa vetëm e imja. Kënaqem me bendin time dhe po ashtu argëtohemi edhe në prapaskenë. S’ka rregulla. Nuk ka ndonjë rutinë vallëzimi. Jam vetëm unë dhe bendi im që kënaqemi bashkë”. Ajo gjithashtu ka treguar se çfarë pëlqen të ketë me vete para se të ngjitet në skenë. “Rituali para se të ngjitem në skenë? Duhet të kem një shishe Jack me vete. Po ashtu nuk bën të më mungojë as limonada me xhenxhefil dhe çaj dhe nuk dua të dëgjoj muzikë me zë të lartë. Prandaj unë duhet të fokusohem vetëm tek whiskey dhe çaji im. Ky është rituali im i zakonshëm”, ka thënë Rita.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.