Serbia vendos sot për dialogun me Kosovën

Serbia vendos sot për dialogun me Kosovën

Qeveria serbe do të marrë sot vendimin në lidhje me vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë në një konferencë të shoqërisë civile në Beograd, se Serbia po shkon drejt Bashkimti Evropian, por se një gjë e tillë nuk është e lehtë.


“Serbia dëshiron të vazhdojë rrugën evropiane, dhe të mbrojë interesat kombëtare”, është cituar Daçiç nga mediat serbe.

Ai ka thënë se edhe Serbia do të dëshironte të fliste me BE-në për peshkimin, siç bën Norvegjia, dhe ka shtuar se as këto bisedime nuk janë të lehta, por megjithatë, nuk janë më të rënda sesa bisedimet mbi Kosovën.

Data e dialogut mes Kosovës e Serbisë nuk është caktuar ende, ndërkohë që Kuvendi i Kosovës debaton sot për një rezolutë mbi normalizimin e raporteve me Serbinë.

Grupi parlamentar i PDK-së tha se me këtë rezolutë, Qeveria e Kosovës do të autorizohet që të udhëheqë procesin e ardhshëm të bisedimeve me Serbinë.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.