Statusi, Komisioni i PE-së miraton rekomandimin për Shqipërinë


Komisioni i PE-së miraton propozimin për statusin

Klasa politike shqiptare duhet të ruajë dialogun politie dhe të vijojë me reformat. Parlamenti Europian ka konfirmuar pikë për pikë mesazhin e qartë që Europa ka ndaj Shqipërisë dhe që u pasqyrua edhe në progres raportin e Këshillit të Europës. Në rezolutën për Shqipërinë të hartuar nga raportuesi Nikolaos Chountis kërkohet që të miratohen tre reformat e mbetura në marrjen e statsusit të kandidatit.


"PE mbështet fort dialogun konstruktiv politik, që nuk është vetëm element thelbësor i 12 prioriteteve kyçe, por një parakusht për funksionimin e demokracisë; i bën thirrje elitës politike të ruajë dialogun ndërpartiak dhe konsensusin për reforma në mënyrë që t`i mundësojë vendit të shënojë progres në rrugën e integrimit. PE u bën thirrje forcave politike të përmbushin reformën e mbetur mbi Rregulloren e Parlamentit, të përforcojnë më shumë rolin mbikëqyrës të Kuvendit, të përmirësojnë përgatitjen e ligjeve dhe të përforcojnë konsultimet me shoqërinë civile, sindikatat dhe organizatat e ndryshme shoqërore” thuhet në rezolutë.


Duke iu referuar situatës së reformave në drejtësi Parlamenti Europian megjithëse vëren përmirësime kërkohet që të sigurohet pavarësia e vërtetë e insititucioneve të sistemit të drejtësisë.


"PE vëren njëfarë progresi në reformën në gjyqësor; u bën thirrje autoriteteve të garantojnë integritetin dhe pavarësinë e vërtetë të një gjyqësori të pavarur nga ndërhyrjet politike dhe nga korrupsioni, t`u garantojnë qytetarëve qasje të barabartë në gjykata, të shpejtojë progresin në zbatimin e strategjisë mbi reformën në gjyqësor, përfshirë reformën për Gjykatën e Lartë"PE thekson nevojën për të eliminuar rreziqet e politizimit të administratës publike dhe atë të krijimit të një administrate profesionale, të pavarur dhe të bazuar në merita" thuhet më tej në rezolutë.


Ndërkaq në raporti evidenton si shqetësuese situatën me korruspionin , i cili sipas rpaortit vijon të mbizotërojë në jetën e qytetarëve dhe për këtë kërkon që të hetohen për korrupsion zyrtarët në të gjitha instancat shtetërore.


"Parlamenti Europian është i shqetësuar që korrupsioni vazhdon të mbizotërojë gjerësisht në jetën e qytetarëve dhe rekomandon fort zbatimin e mëtejshëm të tolerancës zero ndaj çështjeve të korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike. PE nënvizon nevojën për gjurmë të forta provash në hetimin dhe dënimin, përfshirë rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. PE nënvizon se duhen ruajtur përpjekjet që bëjnë që policia të punojë në respekt të plotë të të drejtave të njeriut, me orientim nga rezultatet” shkruhet në rezolutë.



Për sa i përket mediave dhe lirisë së tyre në Shqipëri, PE u bën thirrje autoriteteve të përforcojnë lirinë e informimit dhe të garantojnë transparencën e pronësisë dhe financave të mediave.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.