Bianca Brandolini D’Adda është një nga modelet më seksi që dyshja “Dolce & Gabbana” kanë përzgjedhur për të qenë imazh i vjeshtë-dimër 2012. Së bashku me ikonën e bukurisë femërore, Monica Bellucci, ajo ka pozuar për disa shërbime fotografike me veshjet e reja të shtëpisë së njohur të modës. Ndër detajet e shumta që spikasin këtë sezon nga “Dolce & Gabanna”, veç rrobave me printime lulesh, korsetë dhe qëndismat, janë edhe dantellat, të përdorura gjithandej. Në një version të ngjashëm me Bianca-n e bukur ka pozuar këto ditë edhe këngëtarja seksi nga Shkupi, Altuna Sejdiu- Tuna, e cila pavarësisht se duket shumë bukur në kopertinën e “Anabel”, nuk ia ka dalë dot të shfaqet më seksi se sa modelja nga është frymëzuar. Po ju si thoni, kush duket më mirë, veshur me fustan e vel të zi prej tyli?!
0 commenti:
Posta un commento