Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle ka bërë thirrje për nisjen e bisedimeve të ngecura, lidhur me anëtarësimin eventual të Turqisë në Bashkimin Evropian.
Duke folur gjatë ceremonisë zyrtare të hapjes së Ambasadës Turke në Berlin, Westerwelle tha se ai shpreson për një “fillim të ri” të negociatave vitin e ardhshëm.
Në ceremoninë inaguruese ishte i pranishëm edhe kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili pritet të takohet sot me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Merkel dhe partia e saj Unioni Kristian Demokratik e kanë kundërshtuar anëtarësimin e plotë të Turqisë në BE, ndërsa ministri i jashtëm gjerman e ka përkrahur një gjë të tillë.
Share
& Comment
Tweet