Lionel Messi beson se dy bashkëlojtarët e tij, Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta, do të fitojnë votën e tij për çmimin prestigjioz të këtij viti, Topi i Artë.
“A mendoj për të? Jo. Kur të vjen koha mund të jetë më ndryshe… Kam qenë me fat që e kam marrë çmimin tre herë, është gjë e madhe, e pabesueshme. Por do të vijë një vit kur nuk do ta fitoj”.
“Nuk e di kush është në listën e ngushtë. Do të votoj për Xavin, Andres dhe përfundimisht për një prej bashkëvendësve të mi”.
“Mendoj se mund të jetë Topi i Artë i Casilas, ai është një prej portierëve më të mirë në botë, dhe po ashtu i Cristianos”.
“Kur diçka ndodh, shtypi kërkon të na krahasojë ne. Ne jemi rivalë në fushë, asgjë më shumë. Ata na shohin ne si garë. Kjo më lodh ca”, ka thënë argjentinasi për Marca.
Share
& Comment
Tweet