Berisha-Ramës: Takohemi për 3 ligjet jo për Fierin

Kryeministri Berisha i është përgjigjur ftesës së kryetarit të opozitës Edi Rama për tu mbledhur në tryezë por me një kusht që të diskutohen tre ligjet e kërkuara nga Komisioni Europian.

Kreu i qeverisë theksoi se është i gatshëm të takohet me kryesocialistin sot ose nesër pasdite por nuk do të jetë dokort për kërkesat e tij për Fierin.

“Dua të konfirmoj se jam i gatshëm në çdo kohë dhe në çdo vend që takohemi. Të takohemi sot në çdo kohë pasi axhenda ime nesër në orën 10:00 është jashtë mundësive të mia për ta modifikuar. I vetmi problem  është që kjo tryezë të mos jetë bllokuese. Unë jam i gatshëm të takohem me zotin Rama në mjediset e këtij Parlamenti në çdo format. Unë do marrë një apo dy bashkëpunëtor të mi ai të marrë sicilin të dojë.  Do të diskutojë edhe me aleatët të cilët jamë i bindur që do të jenë dakort. I vetmi problem është se kur të takohemi dua të di për tre ligjet. Përse bëjë këtë specifikim? Në rast se thuhet edhe Fieri unë aty nuk jam dakort pasi këto ligje janë ato që kërkohen nga Komisioni Europian” tha Berisha ndërsa sygjeroi që takimi të zhvillohej sot në mënyrë që nesër të mblidhet Parlamenti për ti votuar.

Ai ka shtuar se shkon në këtë takim  për të dëgjuar Ramën për çdo propozim apo amendament por do të kërkojë më parë të njihet me axhendën e takimit. “Duhet të jemi real. Por unë duhet të kërkoj që bashkëpunëtorët e mi të ulen dhe të shqyrtojnë me bashkëpunëtorët e Ramës axhendëne takimit” tha Berisha

Buxheti 2013, Berisha: Përparësi rritjes së rrogave dhe pensioneve

Kryeministri Berisha në mbledhjen e grupit të PD-së i është referuar sërish buxhetit të vitit 2013.
Duke e cilësuar si buxhetin më të madh në tërë historinë e kombit, kryeministri Berisha theksoi se objektivi i këtij buxheti është rritja e rrogave dhe pensioneve.

“Rëndësi kryesore ka se i tërë buxheti ka përcaktuar si objektiv më madhor, buxhetin personal dhe familjar të 820 mijë shqiptarëve që marrin rroga dhe pensione nga shteti shqiptar.  Me këtë buxhet në pëpruthje të plotë me premtimin tonë rriten ndjeshëm rrogat dhe pensionet. Gjithashtu përparësi do të kenë investimet për krijimin e vendeve të punës, në mbështetje të rritjes ekonomike’ theksoi Berisha.

Kryeministri gjithashtu mohoi zërat që rritja e rrogave dhe pensioneve bëhet për qëllime elektorale pasi sipas tij çdo vit buxheti e ka pasur si shtyllë kryesore rritjen e rrogave dhe pensioneve.
Kreu sulmoi edhe kreun e PS-së Edi Rama duke theksuar se ai jeton jashtë realitetit. “Rama jeton në një kapsulë që e pengon të shohë realitetin” tha Berisha.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.