Prokurori i përgjithshëm, Nishani nis nesër konsultimet me partitë

Kreu i shtetit Bujar Nishani nis nesër takimet me krerët e grupeve parlamentare për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm.

Në një deklaratë për shtyp, thuhet se presidenti Nishani do të organizojë takime të veçanta konsultuese me përfaqësuesit e partive politike parlamentare në Presidencë.

Sipas Presidencës, këto takime synojnë të evidentojnë vlerat më të mira që duhet të përfaqesojë figura e ardhshme e Prokurorit të Përgjithshëm, si një pozicion i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Kështu takimin e parë kreu i shtetit do ta zhvillojë në orën 10:00 me Kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike,  Astrit Patozi ndërsa në orën 11:00 me Kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi.

Takimet vijonë më pas me kreun e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lefter Koka në orën 12:00, me Kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu në orën 13:00, në orën 14:00 do të ketë një takim me Kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule dhe takimi i fundit do të zhvillohet në orën 15:00 me Kryetarin e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.