Një pushtet mbi viktimat nuk është as njerëzor, as demokratik, as Europian. Ky ka qenë mesazhi i lëshuar nga Fryma e Re Demokratike në ngushëllim të familjarëve, të afërmve dhe miqve të isht të përndjekurit Lirak Bejko, i cili ndërroi jetë sot në spitalin e Barit.
“Vdekja e Lirak Bejkos, lajm i trishtuar dhe humbje e madhe për familjen, shoqërinë dhe demokracinë. Ngushëllime vajzave, nënës, bashkëshortes dhe familjarëve. Bejko sakrifikoi rininë në diktaturë dhe jetën në demokraci në kërkim të lirive. Akti vetflijues në kërkim të drejtësisë akuzon ata që refuzuan dhe tradhtuan të përndjekurit politik. Një pushtet mbi viktimat nuk është as njerëzor, as demokratik, as Europian” shprehet FRD në deklaratën e lëshuar për mediat.
47-vjeçari, Lirak Bejko, ndërroi jetë rreth 11:30 të ditës së sotme në poliklinikën qendrore të Barit, ku dhe po merrte mjekim të speciaLizuar pas aktit të rëndë të vetëdiegies me benzinë.
Share
& Comment
Tweet