G 20 diskuton për SHBA-në dhe Europën


Shefat e financave të vendeve anëtare të G20-ës  kanë nisur  diskutimet në qytetin e Meksikës, ndërsa kambana e alarmit ka rënë  për një  recesioni të ri ekonomik botëror si dhe për të nxitur presionet mbi Europën për një veprim më efikas mbi çështjen e borxheve sovrane.

Takimi i financierëve dhe guvernatorëve të bankave qëndrore në Meksikë i G20 do të zgjasë dy ditë dhe në tryezën e bisedimeve do të jenë problemet e Greqisë, por edhe të Spanjës nëse do të kërkojë ose jo paketë shpëtimi. Në fokus është  edhe situata e borxhit të lartë në SHBA.
Ministri meksikan i Finacave ka deklaruar se shpreson që nga ky takim të reduktohen pasiguritë dhe të zgjidhen problemet për krijimin e një ambjenti më të favorshëm për rritjen ekonomike.

Takimi  i sotëm vijon pas atij të muajit qershor në Los Cabos ku liderët e G20 deklaruan se ishin të gatshëm të koordinonin veprimet fiskale si dhe të stimulonin këkresën e brendshme nëse kushtet ekonomike do të përkeqësoheshin.

Por FMN pas samitit të Los Cabos ka ulur më tej parashikimet për ekonominë globale për vititn 2012 në 3,3%, ndërkohë që papunësia në Eurozonë është në vlerat rekord të 11,6% në muajin shtator dhe rritja ekonomike në vendet emergjente është ngadalësuar.

Sipas burimeve gjermane nuk është një surprizë që europa të jetë në epiqendër të bisedimeve dhe për këtë liderët europianë duhet të paraqesin një menaxhim afatshkurtër të krizës. Gjithsesi Europa  ka bërë disa  përparime  me angazhimet e saj që pas samitit të qershorit, duke avancuar me bashkimin bankar dhe duke aktivizuar një mekanizëm të ri kundër krizës siç është ai Europian i Stabilitetit, ndërsa BQE ka paraqitur programin e vet për blerjen e bonove qeveritare.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.