Kryeministri, Sali Berisha ka inaguruar sot Hidrocentralin e Lapaj-t në Bushtricë në qarkun e Kukësit.
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha premtoi se ndërtimi i HEC-eve do të vijojë edhe në të ardhmen duke shtuar se investimet janë rruga më e sigurtë për tu mbrojtur nga kriza.
“Këto hapa nuk do të ngelen me kaq, por do vazhdojnë dhe në të ardhmen. Kjo është rruga më e sigurtë për tu mbrojtur nga kriza. Ky sukses është garanci për të bërë realitet endrrën e Shqipërisë së zhvilluar në 4 vitet e ardhshme” theksoi Berisha
Ndërtimi i Hidrocentralit, i cili përdor ujë nga lumi i Bushtricës, filloi në prill të vitit 2008 dhe ka një kapacitet të instaluar prej 13,62 Megavat, me një prodhim mesatar vjetor të energjisë të vlerësuar prej 49.865 Mwh. Investimi i përgjithshëm i mbështetur nga grupi italian dhe partnerëve të saj shqiptarë ishte rreth 15 milionë euro.
Linja e transmetimit të prodhimit prej 110 Kw ka përfunduar me gjatësi 30 km nga Lapaj në stacionin e Kukësit. Për ndërtimin e hidrocentralit janë punësuar rreth 2000 vete. Hidrocentrali i Lapajt prodhon energji të mjaftueshme për të mbuluar nevojat e më shumë se 22.000 familjeve shqiptare.
Prodhimi vjetor i hidrocentralit i korrespondon gjithashtu një sasie prej më shumë se 29 milione fuçi nafte dhe shmang përhapjen e më shumë se 11.000 ton gazrave që shkaktojnë efektin serë. Hidrocentrali i Lapajt është ndërtuar në kaskadën e lumit Gryka Çaj.
Hidrocentrali ka një fuqi te kontraktuar 12.6 Megavat dhe një fuqi te instaluar prej 15 Megavat. Ai është i një teknologjie me kanal prej 3 km. Hidrocentrali tashme ka filluar prodhimin.
Në këtë kaskade do të ndërtohen dhe 6 hidrocentrale të tjerë, dhe fuqia totale e tyre do të jetë për më shume se 50 Megavat, të cilat gjithashtu do te jene rezultat i investitorëve vendore dhe italian.
Share
& Comment
Tweet