Itali, arrestohen 3 shqiptarë, rrëmbyen ekonomistin e Berluskonit


Tre emigrantë shqiptarë u arrestuan nga policia italiane, pasi dyshohet se kanë marrë pjesë në rrëmbimin e ekonomistit të ish-kryeministrit Berluskoni, Giuseppe Spinelli, pasditen e 17 tetorit.

Autoritetet italiane kanë publikuar emrat e 6 rrëmbyesve, mes të cilëve janë edhe shqiptarët Ilirjan e Laurenc Tanko si dhe Marjus Anuta, rezidentë në Asolo dhe Castelfranco.

Sipas mediave italiane, shqiptarët kanë hyrë në shtëpinë e ish-ekonomistit të Berluskonit, duke e marrë atë peng bashkë me të shoqen. Më pas, çifti u përdor si ndërmjetësues, për t’i kërkuar ish-kryeministrit italian një shumë prej 35 milionë eurosh, në këmbim të disa dokumenteve të forta që lidheshin me çështjen Mondandori.

Autoritetet italiane bëjnë të ditur se rrëmbimi u organizua nga Francesco Leone, i cili tashmë është arrestuar nga policia, bashkë me 2 shtetas të tjerë italianë, Pierluigi Tranquilli dhe Alessio Maier.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.