Për të promovuar edhe më shumë këtë linjë veshjesh, ajo ka menduar t’i dërgojë disa prej tyre Dukeshës së Cambridget, Kate Middleton.
Megjithatë duket se Kardashian nuk do të shohë asnjëherë stilimet e saj të veshura nga Kate.
Kjo për shkak se Dukesha Middleton i ka kthyer me mirësjellje veshjet me motivin se nuk i përshtaten stilit të saj.
Burime brenda pallatit mbretëror janë shprehur për mediat e huaja, se Kate nuk mund të shfaqet në evente të ndryshme e veshur me një fustan me motive leopardi apo fund të shkurtër.
0 commenti:
Posta un commento