Ja ndjenjat e Ganimete Abaz, gjarperinjte, udhetimet, xhelozia


Ajo është një këngëtare me një zë shumë të veçantë, por i ka edhe gjërat që nuk i pëlqen. Falënderon shumë prindërit dhe vëllezërit që janë fansat e parë të saj.

Kjo është Ganimete Abazi, e cila e ftuar pak kohë më parë në Top Kosova Radio ka thënë se nuk mërzitet se nuk ka lindur si këngëtare në këtë periudhë, por është e lumtur për atë kohë kur ajo nisi të këndojë, që ka qenë shumë-shumë më mirë se sot, pasi sipas saj është vlerësuar shumë kënga dhe jo shikimi.

Nuk ka inate dhe xhelozi me askënd nga estrada, ndërsa Ganja nuk ka frikë aspak nga udhëtimet, megjithëse udhëton shumë.

Ndërsa nuk e pëlqen aspak dhe irritohet shumë nga gjarpri, nuk e do as ta shikojë dhe e frikëson shumë.

Pëlqen shumë të dëgjojë Sabri Fejzullahun, Sinan Vllasaliun, por pëlqen edhe këngëtaret e reja.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.