Përmbytjet në Lezhë, nuk funksionon hidrovori i Tales

Mosfunksionimi i hidrovorit të Tales prej 3 javësh ka lënë nën ujë 500 ha tokë bujqësore, shtëpi e rrugë ne disa fshatra te Lezhës. Jetesa e banorëve është vështirësuar së tepërmi, ndërsa në mungesë të ndihmës ata po përpiqen të përshtaten me situatën.

Banorët e Grykë Lumit në komunën e Shënkollit kanë bashkuar kursimet e tyre dhe kanë ndërtuar një mini-urë për kalimin e nxënësve nëpër shkolla, pasi niveli i ujit eshte teper i larte. Krahas bllokimit të rrugëve në Grykë Lumi, përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore si dhe në vreshtari dhe pemtari. Banorët e fshatit tregojne se e kanë të mbështetur ekonominë e tyre në kultivimin e pemëve qe tashme jane demtuar tërësisht.

Përvec vështirësisë së lëvizjes dhe dëmtimit të kulturave bujqësore , shëndeti i banorëve të kësaj zone rrezikohet nga lagështira në banesat e tyre si edhe nga ujrat e zeza të cilat kanë dalë në sipërfaqe. Për vënien në funksionim të hidrovorit të Tales pritet mbërritja nga jashte vendit e pompave të reja, por koha që do të duhet për montimin , vënien në funksionim dhe tërheqjen e ujrave do të jetë shumë e gjatë.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.