Berisha tjetër apel Ramës: Mirato ligjet, mos bëj gabim fatal

Vetëm dy ditë përpara se vendi ynë të hartojë raportin për sa i përket detyrave të lëna nga KE lidhur me procesin integrues, kryeministri Sali Berisha ka ftuar kreun e selisë rozë në diskutime lidhur me cdo amandament apo cdo sugjerim rreth tre ligjeve për integrimin.

Teksa mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të digës së Liqenit të Farkës, Berisha shprehi gadishmërinë për të shfrytëzuar cdo orë që ka mbetur në funksion të prioriteteve të përcaktuara nga KE, në mënyrë që vendi të marrë statusin kandidat në BE, si dhuratë në këtë 100 vjetor të pavarësisë. Në të kundërt, mosvotimi i tre ligjeve, sipas tij, do të ishte një gabim fatal në dëm të vendit dhe shqiptarëve.

“Është një apel i fuqishëm për ne, të bashkohemi, të punojmë në interesin më të mirë të Shqipërisë dhe qytetarëve dhe interesin më të mirë të të ardhmes tonë. Kundërshtirat janë të zakonshme, por kuurë ato nuk duhet të bëhen pengesë për të realizuar qëllime të përbashkëta fisnike. Nëse na u deshen 100 vjet për të qenë të lirë, tani kemi shanset e mëdha për të bërë realitet ëndrrën e rilindasve tanë, e të gjithë atyre që ranë për tu bërë të pavdekshëm. Sot kemi në dorë të bëjmë realitet ëndrrën europiane. Edhe njëherë ftoj Ramën të votojmë tre ligjet që kërkon Brukseli, që kanë muaj që presin në parlament.”- tha Berisha.
Duke iu referuar cështjes së këshillit të qarkut të Fierit, Berisha akuzoi opozitën se po kërkon të bllokojë integrimin, përmes shtyrjes së gjykimit të kësaj cështje pas datës 22 nëntor.

Ndër të tjera, Berisha vlerësoi inagurimin e digës së liqenit të Farkës, të cilin e konsideroi projektin më të madh të shndërrimit të kësaj zone, ndërsa u premtoi banorëve se mandatin tjetër qeverisës, në të gjithë qarkun e Tiranës nuk do të ketë asnjë kilometër rrugë të paasfaltuar.

Shndërrimi i kësaj zone në një parqet më të bukura, kap shifrën e 3.2 milion eurove. Kreu i qeverisë tha se në vazhdim të zbatimit të projektit do të mbillen në këtë zonë 20.000 drunj frutorë dhe dekorativ, ndërsa vetëm sot janë mbjellur 3.000 të tillë.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.