Përgjigja ka qenë e menjëhershme ndërsa Albana shkruan “Zhaku, më vika vërtetë shumë keq për çfarë shkruan. Ndryshe nga ty që tregohesh bukeshkalë e dashur, unë nuk po rendis kujdesin tim ndaj teje as merakun që ti të ishe mirë. Albana is like Albana dhe batuta ime në program, normalisht e padeshifrueshme për konceptet e tua nuk mund të përkthehej ndryshe përveçse kaq cekët. Xhupi jot është nisur për Tiranë të nesërmen dhe të kemi telefonuar disa herë madje shoferit i ke lënë orar për ta marrë jo një xhup po dy nga ata të tutë dhe nuk i je përgjigjur më në telefon. Unë kurrë nuk do bëja më të voglën replikë e për më tepër publikisht pasi ndonjëherë njerëzve në jetë duhet thjesht tu hapësh udhën. Por me gjithë dashamirësinë time bëra atë që do bënte çdokush për një person në momentet që u gjende. Kjo është adresa ime private nga e cila shkruajta e vetmja që përdor për familjen time. Mbetsh mirë e dashur!”.
Por ndërkaq Zhaku përgjigjet: “e fute vetën kot në këtë muhabet Albana sidomos me atë fjalën bukëshkalë. Se sa kujdes tregove ti atë e di vetëm unë dhe ti. Pse hap kshu muhabetesh. Unë thjesht si budallaqe të nxora. Nuk u bëra aq shpërdhatë sa të tregoja dhe ligësinë dhe xhelozinë tënde të sëmurë. Edhe i gjo tjetër. Nuk e dija që flije mbi profilin tim. Se ende sjemi as shoqe jo për gjë. Apo të kam sëmurur unë aq shumë sa të kanë nisur paranojat? E ma men? Këshillat e tua miqësore mbi paranojat e skizofrene”.
Këto komente janë bërë në datën 13 nëntor, por Zhaku ka fshirë tashmë të gjitha replikat, duke lënë në profil vetëm fjalët e saj dhe miqve të tjerë.
0 commenti:
Posta un commento