Sipas informacioneve më të fundit, 34-vjeçari qëlloi me kokë murin e qelisë së burgut por u parandalua nga gardianët të cilët e dërguan në spital ku ka marrë edhe mjekimet e nevojshme.
Olsi Iljazi u arrestua dje pasi akuzohet se dhunuar gruan e tij, gjashtë muajshe shtatzënë Rudina Iljazi duke I shkaktuar asaj dëmtime të rënda.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes çiftit për motive xhelozie, sherr I cili ka degjeneruar deri në rrahjen barbare të gruas shtatzënë.
Menjëherë gruaja është dërguar në spitalin e Korçës dhe sipas mjekëve gjendja shëndetësore e saj dhe e foshnjës është jashtë rrezikut për jetën.
0 commenti:
Posta un commento