Mosmarrja e statusit të kandidatit në BE, ka bërë që palët të hedhin akuza të ndërsjellta, ndërsa zonja.Topalli ka ftuar opozitën të votojë tre ligjet e BE, se pas 23 qershorit shumica e deputetëve socialistë nuk do të jenë në karriget e Parlamentit.
“Tani dëgjo, falendero ato shkondranë që që të kanë shpëtu kokën e babait që si mi doli nga komiteti i partise, 20 vite më parë. Unë sa herë të gënjeni do ju them se gënjeni dhe i keni bë dam të madh Shqipëprisë, por me 23 qeshor do e merrni pergjigjen. Më shume se gjysma prej jush nuk do jeni deputet, dhe do ju vrasë dy herë ndërgjegjia. Të shtypnit 3 herë butonin për ti dhënë statusin Shqipërisë Keni me më kujtuar pas 23 qershorit. Unë do jem këtu”, tha Topalli.
“Kur flet ti per integrimin me duket se degjoj Luzin qe flet per dipolamacine e Megi per Banken. Ai i bie gajdes dhe bën diplomaci, ti më tregon mua sikur ti merr vesh nga parlamentarizmi dhe sikur ke lexuar ndonjë libër në jetën tënde”- tha Bushati.
Topalli ka theksuar edhe njehere se nuk krahasohen dy familjet dhe ka perseritur faktin se gjysma e socialisteve ne salle nuk do te jene me deputet.
“Ti ndoshta do jesh në Kuvend me 23 qershor për shërbimin që i bën kryetarit ,ndërsa 2/3 sdo të jenë. Sa për cështje të familjes unë nuk e lëshoj veten se të njoh dhëmbë dhe dhëmballë se familja ime nuk është e jotja”, tha Topalli.
0 commenti:
Posta un commento