Rama takim në Lezhë: Punësim për të rinjtë që do luftojnë korrupsionin

Përfshirja e kryeministrit Berisha në rrjetin social Facebook, ka nxitur edhe kryetarin e opozitës Edi Rama që të lëshojë pak terren nga twitter e ti përkushtohet mënyrës së komunkimit si rivali i tij politik. Nga Lezha sekretari për rininë në PS, Erion Veliaj ka lancuar nismën më të re në rrjetin social Facebook , ku të rinjtë kanë mundësi të fotografojnë ndryshimin për të fituar një ipad.

“Sa prej jush keni Facebook? Të gjithë keni. Dua t’ju bëj një njoftim. PS ka hapur një konkurs i cili quhet “ Fotografo Ndryshimin”, është në faqen në facebook të Edi Ramës dhe të shumë aktivistëve tanë, mjafton të keni vetëm një celular dhe një facebook dhe ashtu siç betejën e fundit dhe garën e fundit në facebook, e fitoi një djalë i ri nga Lezha që kishte mbi 2 mijë like tek iniciativa jonë “ Ngri Flamurin” dhe mori çmimin e parë në Vlorë, unë uroj që sërish një i ri nga Lezha të ketë sa më shumë like për konkursin tonë “ Fotografo Ndryshimin”. Kështu që nëse keni një celular dhe facebook bëni një fotografi, postojeni tek ky aplikacion, merrni më shumë like dhe mund të fitoni një nga ipadet që do të shpërndahet për vitin e ri në këtë konkurs”, ka thënë Veliaj.

Duke folur para qindra të rinjëve lezhiane, kreu i PS Edi Rama tha se përmes programit për një Rilindje Shqiptare, PS do të ndërtojë Shqipërinë europiane, duke punësuar të rinjtë, e në mënyrë të vecantë duke fituar betejën me korrupsionin.

“Ne duam po ashtu që t’u japim mundësi vajzave dhe djemve të këtij vendi që përmes talentit të tyre t’ja dalin. T’ja dalin për të fituar shkollën që duan, t’ja dalin për të bërë punën që duan, t’ja dalin për të ndërtuar jetën që duan. Ne jemi të bindur që ne së bashku mund t’ja dalim. Ashtu sikundër jemi të bindur që Shqipëria Europiane është ajo që do të ndërtojmë së bashku këtu, në Tiranë, në Lezhë, në Shkodër, në Vlorë, në Sarandë në të gjithë Shqipërinë”, ka theksuar kryesocialisti Rama.

Ai ka përfituar nga rasti për t’u bërë një apel të veçantë të rinjve lezhjanë: “Shqipëria e festoi 100 vjetorin e pavarësisë. Por Shqipëria sot duhet të fitojë pavarësinë nga korrupsioni. Pavarësinë nga injoranca, pavarësinë nga varfëria dhe papunësia. Kjo është pavarësia që na duhet sot dhe për këtë pavarësi ne do të luftojmë së bashku dhe këtë pavarësi do e fitojmë duke e bërë vitin 2013 vitin e ndryshimit”.
Manifesti unë jam FRESH me të rinjtë socialiste, ka nisur prej disa kohësh në një tur ku kryesocialisti Rama dhe drejtues të tjerë të PS kanë zhvilluar takime me të rinjtë në shumë qytete të vendit.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.