Sipas Kryeministrit, Rama po bën kalkulime të gabuara, pasi shqiptarët kanë të gjithë fuqinë për të shembur cdo mur.
“Sot ishte një seancë e zgjatur, në të cilën pati vend si për cështjet qëndrore, për të cilat mblidhet sot samiti i Bashkimit Europian, ashtu dhe për problemet e vendeve të vëecanta. Sic dihet Shqipëria, Komisioni Europian ka bërë një raport pozitiv, por ka përcaktuar votimin e tri ligjeve si një detyrim në mënyrë që ti bëjë rekomandimin përfundimtar Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian. Këto tre ligje janë mbajtur dhe mbahen peng nga kryetari i opozitës, i cili beson se duke bllokuar statusin për shqiptarët dëmton qeverinë dhe bën një kalkulim shumë shumë të gabuar. E vërteta është se shqiptarët kanë të gjithë fuqinë, potencialin për të shembu cdo mur. Sic rrëzuan murin e bashkisë, sic rrëzuan ‘murin e berlinit’ dhe e festuan, tani do të rrëzojnë edhe murin bllokimit të zotit Rama. Por ky është një realitet dhe, natyrisht, unë pata një diskutim” tha Berisha.
Numri një i mazhorancës tha më tej ka marrë sigurinë nga Partitë Popullore Europiane se do të shqyrtojë në mënyrë të vecantë këtë situatë të krijuar nga ky bllokim absurd i një njeriu për interesa të karriges së tij të pushtetit. Po kështu Kryeministri ka bërë dhe një ekspoze të zhvillimeve në vend.
Albanofobia nuk ka munguar edhe ne diskutimet që Berisha ka pasur me kolegët e PPE, duke e konsideruar një faktor të dëmshëm për bashkëpunimin dhe klimën bashkëpunuese në rajon.
“Në takimet që para me kolëgët e mi i njoha ata me të gjitha zhvillimet, me situatën në rajon, e cila me gjithë përparimin e njohur sërish vuan nga albanofobia, një factor ky i dëmshëm për bashkëpunimin dhe klimën bashkëpunuese në rajon. Albanofobia është një qëndrim që i ka rrënjët në padrejtësitë më të mëdha të bëra ndaj shqiptarëve dhe më pas përpjekja për ti legjitimuar këto padrejtësi në forma nga më të ndryshmet. Edhe një herë theksoj se PD mbetet tërtësisht e vendosur në projektin e saj: të bashkohemi me njëri – tjetrin, të bashkohemi me europën. Kjo është përgjigja më e shkëlqyer që merr albanofobia në rajonin tone” tha ai.
0 commenti:
Posta un commento