Inter është i interesuar për merkaton e ardhshëm

Skuadra e interit po mendon seriozisht per merkaton ndërsa emrat që po qarkullojnë në orët e fundit janë dy super lojtarë.

Sulmuesi italian Balotelli pritet të rikthehet te zikaltrit që në Janar, ndërsa në Qershor skuadrës së Stramçonit pritet t’i bashkohet Willian që luan në Shaktor Donjetsk.

Ndërsa Sneijder duket se nuk do të jetë më pjesë e zikalterve për të ardhmen. Kjo është ajo çka mund të ndodhë me merkaton e Inter në vijim. Presidenti Massimo Moratti po kërkon të përforcojë skuadrën që në merkaton e Janarit me qëllim që të ketë mundësi të konkurojë me Juventus dhe Napolin në luftën për titull.

Siç raporton “Corriere dello Sport”, objektivi primar për Janarin është Mario Balotelli. Raportet e tij të vështira me Roberto Mancinin po e çojnë italianin drejt largimit nga Manchester City dhe Inter nuk do që ky rast t’i shpëtojë nga duart. Super Mario mund të vijë në formën e huazimit për 6 muaj e më pas të blihet plotësisht për shumën e 20-25 milionë eurove.

Për në verë po tentohet të sillet fantazisti brazilian i Shakhtar Donetsk, Willian. Inter ka folur me agjentin e tij por lista e klubeve që kërkojnë shërbimet e tij është shumë e gjatë, ndaj dhe po kërkohet që të arrihet një akord paraprak me ukrainasit, të cilët i kanë vendosur kartonit të lojtarit një klauzolë prej 35 milionë eurosh.
Në javët në vazhdim do të mësohet më shumë rreth këtyre dy lëvizjeve ndërsa Inter duke parë që rivaliteti me Juventusin është i madh, duhet me patjeter të bëjë përforcime për t’u konfirmuar si një skuadër e denjë për titullin kampion në seria A.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.