Përgjimet, Grabovci:EULEX-i kërkon të na përçajë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, zëri i së cilit u dëgjua në biseda të incizuara me katër zyrtarë të lartë të partisë së tij, përfshirë kryeministrin e Kosovës, ka thënë se është shumë i zhgënjyer nga EULEX-i pas publikimit të incizimeve, në të cilat ai është subjekti kryesor.

“Jam i bindur se në përbërjen e EULEX-it ka njerëz të cilët duan të na përçajnë. Kurrë nuk kam besuar se ndërkombëtarët, ata të cilët ne ua kemi dhënë besimin për të pasur rend dhe ligj, janë shkelësit më të mëdhenj të rendit dhe të ligjit”, ka thënë Grabovci .

Megjithatë ai thotë se do të bashkëpunojë me EULEX-in për ta sqaruar këtë çështje. Grabovci nuk ka kërkuar falje për kryetarin e kuvendit të kosovës Jakup Krasniqi, pasi sipas tij publikimi i incizimeve është shkelje e rëndë e privatësisë.

Ndërkohë zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, thotë se duhen hetime për ta vlerësuar nëse publikimi i përgjimeve të telefonatave të zyrtarëve të PDK-së është i ligjshëm.
“Për mua si ministër është me rendësi aspekti i përputhshmërisë me Kushtetutën, ligjin dhe Konventën Evropiane për Liri dhe të Drejtat e Njeriut. Duhet të bëhet një hetim i pavarur nga EULEX-i dhe institucionet vendore për çka është dhe çka nuk është në aktet e lartë përmendura”, ka thënë Kuçi.
Gjithçka bën fjalë për 5 materiale bisedash telefonike të lidershipit të partisë së kryeministrit Thaçi, të cilat u publikuan të entjen në Youtube. Në këto biseda të konfirmuara nga EULEX-i si autentike, dëgjohet kryeministri Hashim Thaçi duke folur në telefon me shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, e po kështu komunikimi i Grabovcit me ish-shefin e SHIK-ut, Kadri Veseli dhe kryetarin e Skënderajt, Sami Lushtaku.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.