Gjyqtarit Tabaku i komunikohet akuza, Prokuroria: Shpërdorim detyre me pasoja të rënda

Neritan Tabaku është zyrtarisht i pandehur, pasi Prokuroria e Tiranës ka hapur hetimet për të, duke i komunikuar akuzat për shpërdorim detyre. 

Tabaku më në fund është paraqitur në Prokurori pas disa refuzimeve që ai i bëri institucionit të akuzës.

Gjatë leximit të akuzës nga Prokurori i cështjes mesohet se Tabaku nuk ka pranuar akuzat. Neritan Tabaku do të hetohet për shpërdorim detyre, pasi ai nuk ka zbardhur vendimin ndaj Ilir Xhakjes, ku ky i fundit akuzohej për vrasjen e Qerim Malokut në vitin 1999 dhe i akuzuar gjithashtu për vrasjen e kryekomisar Adem Tahiraj.
Gjyqtari me moszbardhjen e vendimit ka penguar punën e Pokurorisë në apelimin e cështjes.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.