Dhoma e Tregëtisë Shqipëri-Austri, Jaka takon Schenz për bashkëpunim mes dy vendeve


Një frymë bashkëpunimi dhe mbështetje mes dy vendeve në fushën e tregtisë. Kjo ka qenë tema e takimit të zhvilluar në Tiranë, mes drejtuesve së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë me drejtues të dhomës së Austrisë. 


Gjatë bisedës mes kryetarit të Dhomës së Tregëtisë, Nikolin Jaka, me zëvendës. presidentin e Dhomës seTregëtisë së Austrisë Ricard Schenz dhe me Kristian Miller, këshilltari për tregtinë për Solloveninë, Shqipërinë dhe Kosoven në Ambasadën e Austrisë është parë e arsyeshme që të krijohet edhe një forum biznesi në Austri, e cila do të krijonte lehtësira dhe që do të ishte një mënyrë bashkëpunimi mes biznesmenve, duke sjellë ndikim edhe në investime.


“Ju faleminderit zotërinj të nderuar që na pritet. Duke shfrytëzuar edhe festën që keni ju për 100 vjetorin e pavarisë së Shqipërisë dua të thekësoj edhe rëndësinë ekonomike dhe mbi të gjitha edhe bashkëpunimi e bizneseve dhe shkëmbimin e eksperiencave midis vendeve. Në Shqipëri operojnë 21 kompani austriake dhe shpresojmë që ky numër të vijojë të rritet gjithashtu edhe kompanitë shqiptare ne vendin tonë” u shpreh zëvendës. presidenti i Dhomës seTregëtisë së Austrisë, Ricard Schenz.


Një tjetër temë mes kreut të dhomës së Tregtisë Jaka me zëvendës presidentin e dhomës së Austrisë ka qenë edhe formimi profesional, i cili është parë si një çështje me rëndësi.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.