Ekspozitë vetjake nga Qazim Arifi, skulptura e skica portretesh në vite


Edhe në prag të "100 vjetorit të pavarësisë", arti është fusha në të cilën kontributet nga shteti mungojnë. Në të tilla raste, shumë artistë i janë drejtuar iniciativave personale. Skulptori, Qazim Arifi, ka celur një ekspozitë vetjake me skulptura e skica portretesh prej vitesh, të paraqitura në Muzeun Kombëtar. 


Disa nga figurat më të shquara të kombit, personalitete të jetës politike dhe shoqërore, intelektualë me emër, shkencëtarë, shkrimtarë dhe artistë, që kanë kontribuar për kulturën dhe historinë e Shqipërisë, janë skalitur në portrete bronxi dhe mermeri.


Kjo ekspozitë prej 27 portretesh, mundësohet për publikun shqiptar dhe më pas për atë kosovar, pas 20 vitesh punë. Duke pasur si qëllim depërtimin në karakterin e personazhit, Arifi ka paraqitur mes të tjerash, portretin e Kadri Roshit, Dritëro Agollit, Rexhep Qoses, Ismail Kadares, Kristo Frashërit edhe presidentëve amerikan, Regan e Obama.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.