Berisha apel Ramës: Të punojmë për gjërat që na bashkojnë

Berisha apel Ramës: Të punojmë për gjërat që na bashkojnë


Kryeministri Berisha ka deklaruar i ka bërë thirrje kreut të opozitës Edi Rama të bashkëpunojë për të miratuar ligjet që kërkohen nga KE-ja për marrjen e statusit të kandidatit.
Ndërsa iu referua mesazhit të sekretares amerikane të shtetit Hilari Klinton, kryeministri Berisha theksoi se qeveria do të bëjë gjithçka për të gjetur konsensusin më të madh me opozitën.
“E ftoj Ramën që në frymën e këtij mesazhi le të punojmë bashkarisht për gjërat që na bashkojnë dhe integrimi nga bashkon. Sigurisht ne kemi dallime por qershori është muaji që ne do votojmë dallimet. Në gjërat e përbashkëta fitojnë të gjithë, nuk fiton kapital të madh qeveria dhe as opozita por të gjithë bashkë.  Kemi dalime prandaj shkojmë në zgjedhje. I paraqesimin dallimet tona qytetarëve dhe ata do të zgjedhin” tha Berisha.
Ai ka theksuar se gjatë takimit me sekretaren Klinton e ka garantuar atë se Shqipëria do të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Sekretarja e shtetit theksoi gjatë bisedimeve por edhe në Parlament rëndësinë që kanë zgjedhjet e ardhshme. Unë e garantova se ato do të jenë të lira dhe të ndershme dhe brenda standarteve ndërkombëtare. Shpreha bindjen se opozita është e interesuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe kërkova të ketë sa më shumë vëzhgues nga SHBA-ja në zgjedhjet e ardhshme” tha Berisha.
Kryeministri Berisha theksoi se e ka garantuar sekretaren  Klinton se qeveria do të bëjë gjithçka për integrimin e vendit.
“Sekretarja Klinton solli mesazhin e një pune të përbashkët për projektin më madhor, atë të integrimin në BE.  Unë e garantova që qeveria do të bëjë gjithçka dhe këtë process e konsideron një proces të bazuar në meritë,një  jetik i cili i bën shqiptarët më të lirë, më të begatë më të sigurtë, prandaj e informava për reformat në të gjitha fushat.  Uroj dhe dëshorij që ky mesazh të lexohet nga të gjihë shqiptarët njëlloj, nga forcat politike që të punojmë së bashku për të përmbushur detyrimet tona në procesin e integrimit” shtoi Berisha.
Ndërsa i ka shprehur mirënjohjen sekretares amerikane të shtetit Hilari Klinton  në emër të qeverisë dhe kombit shqiptar për vizitën në Tiranë, Kryeministri Berisha  theksoi se kjo vizitë përbën ngjarjen më kulmore në festimet e 100-vjetorit të pavarësisë.
“Dua ta falenderoj shumë përzemërsisht sekretaren Clinton, presidentin Obama për këtë vizitë historike realizuar në një vit kurorë të një shekulli pavarësi. Sekretarja Klinton hapi dje siparin e festimeve të pavarësisë së Shqipërisë me mesazhin më të fuqishëm të miqësisë midis dy vendeve dhe dy kombeve tona” tha Berisha.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.