Ish-banores së BB5, Françeskës, këtë javë i kanë vjedhur shtëpinë ku ajo jetonte me qira së bashku me motrën e saj. Vjedhja ka ndodhur gjatë një momenti kur askush nuk ndodhej në shtëpi dhe kjo ngjarje ka shkaktuar jo pak probleme për vajzën simpatike. Fatmirësisht nga grabitja Francit nuk i kanë humbur gjëra me vlerë të madhe, si lekë apo bizhuteri. Megjithatë, nga frika se dikush do të mund ta përsëriste veprimin, ajo është detyruar të largohet menjëherë nga shtëpia. Kështu prej dy ditësh ajo është sistemuar në hotel, derisa të gjejë një shtëpi të re.
Franci bën këngë dhe nis punë në një lokal
Pavarësisht incidentit me shtëpinë, çdo gjë tjetër për ish-banoren dhe modelen, tashmë e njohur nga të gjithë, po shkon më së miri. Françeska ka vetëm pak ditë që ka nisur një punë. Ajo, pavarësisht angazhimeve në fushën e modës, ka menduar të merret edhe me diçka tjetër. Kështu, në një nga lokalet prestigjiozë të kryeqytetit Franci ka pranuar të punojë si menaxhere. E si të mos mjaftonte kjo, një lajm tjetër vjen për ish-banoren e Big Brother. Në planet e saj nuk janë vetëm fotografitë dhe sfilatat, por edhe një këngë e re. Franci frekuenton shpesh karaoket dhe miqtë e të njohurit e kanë shtyrë më shumë drejt kësaj sfide të re, pasi bukuroshja nga qyteti bregdetar di të këndojë edhe mjaft bukur. Nëse do ia dalë vërtet që vajza vetëm 19 vjeç të bëjë një karrierë edhe si këngëtare, kjo mbetet për t’u parë. Ne urojmë që ajo ta ketë mirëmenduar dhe kjo dëshirë mos të kthehet në një dështim për të, siç ka ndodhur me mjaft personazhe të tjerë. MAPO
Share
& Comment
Tweet