Vendimi i Gjykatës Kushtetuese,të Tiranës,e cila anuloi denimin me 20 vjet burg ndaj Albenc Agos, autor i vrasjes së Eva Vishajt në vitin 1997, e ëma e këngëtares Elsa Lila, ka shokuar familjarët e së ndjerës.
Ky vendim “tronditës” për familjen Vishaj pritet të sjellë në Tiranë edhe këngëtaren Elsa Lila, e cila do të shfaqë publikisht qëndrimin e saj.
Avokati Sajmir Vishaj, vëllai i së ndjerës Eva Vishaj ,shprehu keqardhje për verdiktin e dhënë nga Kushtetuesja. “Jemi të shokuar nga vendimi i Gjykatës. E konsiderojmë vendimin të turpshëm”, u shpreh Vishaj, pën gazetën, “Panorama”.
Ai ka bërë të ditur se ka njohtuar për këtë vendim këngëtaren, Elsa Lila, e bija e së ndjerës Vishaj, që aktualisht jeton në Itali, dhe si familje ata janë të shokuar nga vendimi i dhënë.
“Këto ditë pres të vijë edhe mbesa ime, Elsa Lila, dhe të dalim në një konferencë për shtyp, ku do të japim qëndrimin tonë, vëllai i gruas së vrarë në vitin 1997.
Share
& Comment
Tweet