Nje trajtim i cili rregullon gabimet ne kodin gjenetik te njeriut eshte aprovuar per perdorim tregtarë per here te pare ne Europe. Komisioni Europian ka autorizuar perdorimin e terapise me ane te gjeneve – te quajtura Glybera – duke i dhene asaj nje autorizim mbi Marketingun, qe do te thote se nga ky moment ky do te shitet si produkt ne mbare Europen.
Terapia ne fjale do te perdoret kryesisht ne kurimin e semundjeve te rralla si ajo ne te cilen njerezit e kane te pamundur te tresin sic duhet sasite e yndyres ne organizem. Prodhuesit e ketij geni jane shprehur se pas miratimit te dhene nga Komisioni Europian, gjate vitit te ardheshem do jene gati ne hedhjen ne treg te produktit.
Terapia me gjene ka nje premise te thjeshte – nese ekziston nje problem me nje pjese te kodit gjenetik te pacientit, atehere te ndryshohet kodi. Megjithate, kjo fushe ka qene e mbushur me probleme. Keshtu, disa paciente te nenshtruar kane zhvilluar simptoma te Leucemise, nje rast ka perfunduar ne gjyq, e nje adoleshent ka vdekur ne SHBA si pasoje e saj.
Glybera eshte perdorur per trajtimin e magesive te proteinave te quajtura ‘Lipoproteine’. Nje ne 1 milion njerez ka kopje te gjeneve te tij te demtuara qe jane thelbesore per thyerjen e yndyrnave. Kjo do te thote se yndyra e ndertuar ne gjak con ne dhimbje e inflamacion te pankreasit.
Ne kete moment, terapia perdor nje virus per te infektuar qelizat muskulore me nje kopje funksionale te gjenit. Kjo terapi eshte rekomanduar nga Agjensia Europiane e Ilaceve, por kompania e prodhimit UniQure, ka deklaruar se do aplikoje per aprovim ne SHBA dhe Kanada.
Share
& Comment
Tweet