Tre tanke siriane kanë hyrë në zonën e demilitarizuar të Lartësirave të Golanit në mes të Sirisë dhe Izraelit.
Një zëdhënëse e ushtrisë izraelite tha se Forcat Izraelite të Mbrojtjes kanë dorëzuar një ankesë te forcat paqeruajtëse të OKB-së.Zëdhënësja, që ka folur në kushte anonimiteti nuk ka dhënë detaje tjera.
Reagimi relativisht i vogël, tregon se Izraeli nuk e ka parë hyrjen si një kërcënim të menjëhershëm.
Mediat izraelite thanë se tanket ishin të përfshira në luftimet me kryengritësit, që po përpiqen ta rrëzojnë regjimin e presidentit sirian Bashar al-Assad.
Disa izraelitë janë të shqetësuar se dhuna nga lufta civile në Siri mund të përhapet në një front më të gjerë.
Izraeli ka okupuar nga Siria Lartësitë e Golanit, një plato strategjike, në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967. Zona e demilitarizuar e Golanit ka qenë në përgjithësi e qetë, që nga armëpushimi i vitit 1973.
Share
& Comment
Tweet