Kapshticë, policia greke kthen 150 klandestinë shqiptarë


Policia greke rikthen në Shqipëri 150 klandestinë. Edhe pse shteti fqinj është i përfshirë prej një krize të thellë ekonomike përsëri shqiptarët tentojnë të shkojnë  në Greqi edhe ilegalisht për të përmirësuar jetesën. Policia greke ka ndërmarë një operacion të gjerë për kthimin e emigrantëve klandestinë.

Gjatë javës së fundit kthimet në vendkalimin kufitar të Kapshticës kanë qënë të shumta, ndërkohë që kjo lidhet dhe me pëfundimin e sezonit të turizmit, por dhe të punëve në sektorin e bujqësisë në vendin fqinj. Por nga ana tjetër dhe ikjet masive nga mali në këmbë për të hyrë ilegalisht në territorin e vendit fqnj janë të shumta.

Gjatë 48 orëve të fundit policia greke ka kthyer në Kapshticë 150 klandestinë, të cilët kanë hyrë ilegalisht në vendin fqinj. Klandestinët janë kapur jo shumë larg kufirit me Shqipërinë në zonën  e Follorinës, Kosturit, Kozanit etj, ndërsa kishin vetëm një apo dy ditë që kishin hyrë në Greqi.
Ndërkaq gjatë javës numri i të kthyerve sipas të dhënave të policisë kufitare ka qënë rreth 300 persona. Në të gjitha rastet të kthyerit i përkasin seksit mashkull, ndërsa janë të moshës nga 16-45 vjeç të cilët synojnë një punësim qoftë dhe disa ditor në Greqi për të ndihmuar familjet e tyre në Shqipëri që jetojnë në vështirësi të mëdha ekonomike.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.