Një makinë e mbushur me eksploziv ka shpërthyer jashtë një stacioni të policisë në qytetin më të madh të Libisë, Bengazi.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare ndërsa mësohet se si pasojë e shpërthimit janë plagosur katër policë. Shpërthimi ka shkatërruar tre makina dhe ka dëmtuar stacionin e policies si dhe ndërtesat përreth.
Qeveria e Libisë po lufton për të vënë në kontroll individët e armatosur që ka fituar fuqi gjatë konfliktit të armatosur për rrëzimin e Muamer Gadafit në vitin e kaluar. Bengazi ka qenë vendlindja e revoltës.
Në Bengazi këtë vit janë shënuar disa sulme kundër të dërguarve ndërkombëtarë dhe ndërtesave zyrtare. Në muajin e kaluar, ambasadori amerikan Chris Stevens dhe tre amerikanë të tjerë u vranë nga një sulm në konsullatën amerikane në Bengazi.
Share
& Comment
Tweet