Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton pasi nuk përfshiu Maqedoninë në axhendën e saj ballkanike, ka telefonuar mbrëmë presidentin Gjorgje Ivanov.
Nga kabineti i presidentit Ivanov kanë njoftuar për bisedën telefonike me kërkesë të sekretares Clinton ku është shprehur bashkëpunimi dypalësh midis SHBA-ve dhe Maqedonisë, partneriteti në misionet paqësore si dhe përkrahja amerikane për Maqedoninë.
Sekretarja amerikane ka theksuar se partneriteti me Maqedoninë është me rëndësi të veçantë për SHBA-të dhe se është vlerësuar kontributi i Maqedonisë në misionin paqësor ushtarak ISAF në Afganistan.
Në bisedën telefonike siç thuhet është biseduar edhe për gjendjen në rajon dhe zhvillimet e brendshme politike dhe sfidat që ka Maqedonia në planin rajonal dhe integrimet euroatlantike, duke nënvizuar edhe barrierat lidhur me kontestin e emrit.
Sekretarja amerikane dje përfundoi vizitën e tij ballkanike në Bosnjë-Hercegovinë, Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Kroaci. Pas kësaj vizite, sekretarja Clinton ka theksuar se do të heq dorë nga detyra aktuale e sekretares shtetërore amerikane.
Share
& Comment
Tweet