Zhoze Murinjo ka treguar se pavarësisht një CV-je të pasur me shumë trofe në vende të ndryshme të kontinentit, ai vazhdon të ketë ambicie për të fituar sa më shumë dhe për të qenë gjithmonë më i miri, gjë që është kthyer në objektivin e vetëm të karrierës së tij.
“Asnjëherë nuk kam menduar të braktis futbollin. Momentet e vetme shqetësuese janë ato të jetës sociale. Janë gjëra të vazhdueshme si për shembull kur djali më kërkon që të mos shkoj te kolegji i tij në mënyrë që ai të ketë një jetë sa më të qetë në shkollë, apo kur gruaja më thotë të pres në makinë kur hyn në supermarket për të blerë. Ky është çmimi që duhet të paguaj për të bërë një profesion që më tërheq”.
“Por unë ndjej më shumë dashuri të njerëzve nga sa mendohet. Ka shumë tifozë, edhe kundërshtarë, që më admirojnë dhe tregojnë respekt ndaj meje si profesionist dhe person. Unë personalisht jam në luftë të vazhdueshme me vetveten. Ambiciet e mia më bëjnë që të kërkoj gjithmonë të jem më i miri”, u shpreh trajneri portugez, i cili pranoi se nuk ka asnjë plan konkret për të ardhmen pasi të mbarojë kontrata aktuale me Real Madrid.
“Që i ri e dija që për të bërë progres në profesionin tim duhej të udhëtoja drejt vendeve të tjera. Është e nevojshme të udhëtosh dhe të përballesh me sfida të reja në mënyrë që të rritesh. Kur fillova trajnimin, i vura si objektiv vetes të punoja në Portugali, Angli, Itali dhe Spanjë. Këtë e kam arritur ndaj të them të drejtën nuk e di se ku do të vazhdoj karrierën time pasi të mbyll eksperiencën me Real Madrid”, deklaroi ai.
Share
& Comment
Tweet