PD reagon për vdekjen e Bejkos, fajëson Ramën: E përdori për vota


Partia Demokratike shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjen e grevistit Lirak Bejkos të ndarë nga jeta një ditë më parë dhe ndan dhimbjen me ta. Përmes një deklarate për mediat, PD thekson se Kryeministri i vendit ka porositur të merren masa për të ndihmuar kthimin e trupit nga Bari i Italisë në shtëpi.

Ndërkaq Partia Demokratike ka dënuar organizimin dhe përdorimin politik të këtij akti dhe i thotë zotit. Rama se vërtetë jeta e Lirak Bejkos ishte një dramë me disa akte, që filloi me burgosjen e tij nga ata që firmosnin burgosjet, varjet, ekzekutimet për fjalën ndryshe e mendimin ndryshe, vazhdoi me socialistët e z.Rama që në një akt klasor armiqësor ndërprenë në 8 vitet e pushtetit të tyre dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë.

“Kjo dramë u finalizua sërish nga Z.Rama dhe kupola e PS me organizimin kundrejt pagesës për qëllime politike të grevës, vendosjes në krye të saj të kriminelëve dhe terroristëve si Tufa dhe Shqevi, djegies për së gjalli për qëllime politike nga Perikli Shqevi të Gjergj Ndrecës, selektimit mbi bazën e kartelës shëndetësore të të ndjerit Lirak Bejko dhe dërgimit direkt te ai me shishet e ujit të shishes së benzinës, duke besuar se flakët që do digjnin trupin e tij do shëndrroheshin në vota për karrigen e Ramës” thuhet në deklaratën e PD-së.

Duke shprehur dhe njëherë ngushëllimet Partia Demokratike kërkon nga organet e drejtësisë të hetojë të gjithë organizatorët dhe përgjegjësit e akteve të cilat kishin për qëllim shndërrimin e kufomave në vota.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.